
Christian Pulisic ka kompletuar transferimin e tij te skuadra e Milanit.
Pulisic vjen te Milani, pas një periudhe katër vjeçare të kaluar te Chelsea.
Për shërbimet e Pulisic, Milani ka shpenzuar rreth 20 milionë euro.
Sulmuesi amerikan erdhi te Chelsea me shumë bujë, por që nuk arriti pritshmëritë që kishte për të ekipi londiez.
Në sezonin që lamë pas, 24-vjeçari shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime në 30 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.
Gjatë periudhës së tij në Londër, Pulisic fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën evropiane dhe Kupën e Botës për Klube.
24-vjeçari është pjesë e kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 2016 dhe deri më tani ai ka shënuar 23 gola në 57 paraqitje me ekipin kombëtar.
Përveç Pulisicit, Milan ka transferuar nga Chelsea në këtë merkato edhe mesfushorin anglez, Loftus Cheek.