
Asociacioni i Komunave të Kosovës sot fton takimin urgjent të Këshillit të Kryetarëve, raporton Gazeta10.
Në takimin e Këshillit të Kryetarëve do diskutohet tema “Situata e fundit rreth mos-ekzekutimit të plotë të pagave të punonjësve të sektorit arsimor para-universitar dhe administrates komunale”.
Takimi do të mbahet nga ora 15:00 në hotelin Sirius./Gazeta10