Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gërvalla godet Edi Ramën: Nuk i takon të na mësojë, të mos sillet si i dërguar i BE-së

Gazeta10
12 July 2023 - 16:49

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania komentoi përplasjen Rama-Kurti pas dërgimit nga Rama të draftit për asociacionin.

Gërvalla u shpreh se kryeministri i Shqipërisë nuk mund të sillet me Kosovën si i dërguar i BE, pasi Kosova, Shqipërinë nuk e sheh si pjesë të skenës ndërkombëtare, por si shtetin motër.

“Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE se ne kemi qytetarë në të dyja anët e kufirit dhe jo vetëm duhet të forcojmë bashkëpunimin por mund të bëhemi shembulli më i mirë. Nuk i takon as kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon të na tregojë ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë”, tha Gërvalla.

“Jemi mirënjohës për ata që përpiqen të kontribuojnë po kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhje apo duke deponuar drafte në Berlin e Francë, por duke u ulur së bashku dhe duke gjetur zgjidhje që funksionojnë”, tha tutje Gërvalla. / Gazeta10./

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.