Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari idrizi e konfirmon se Ministria e Financave s’ka lëshuar pagat as për punëtorët e arsimit as të shërbimit civil

Gazeta10
01 September 2022 - 9:00

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se nuk janë lëshuar pagat në komunën e tij as për arsimin as për shërbimin civil, raporton Gazeta10.

“Po, po respektohet, unë jam në komunë nga ora tetë në vendin e punës greva është duke u mbajtë aq sa kam informata nga mësimdhënist, nga sot kanë hyrë në grevë edhe punëtorët e administratës”, ka thënë ai.

Tutje Idrizi ka thënë se as punëtorët e arsimit as të administratës nuk kanë marrur pagat.

“Me sa kam informacion nuk janë paguar pra as punëtorët e arsimit as të administratës por nuk jam paguar as une”, ka thënë ai.

Përndryshe, në Kosovë janë futut në grevë punëtorët e arsimit dhe administrates në nivel vendi teksa Ministria e Financave ua ka ndalur pagat grevistëve.  Kjo ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga subjektet opozitare.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.