
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj në emisionin “Politiko”, në Kanal 10 ka goditur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Kqyre qa ndodhë, saherë ka kompromise shkon Besnik Bislimi, për de-eskalim edhe për targa edhe tash, saherë të ka nevoj me fol lidhje palidhje është Donika Gërvalla edhe në fund Kurti dorëzohet, këtë e kanë marrë vesh Vjosa edhe Glauku veq po ngojn tash nuk po përzihen”, ka thënë Molliqaj.
Ai gjithashtu ka goditur edhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca duke thënë që më herët edhe ai ka qenë shumë kritik ndaj LVV-në por duke e parë se kah është duke shkuar populli edhe ai ka ndërruar qëndrimin e tij. /Gazeta10/