Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti tregon se kur mund të mbahen protestat e veteranëve pas përjashtimit nga Ligji i Pagës

Gazeta10
13 July 2023 - 22:21

Dita e shtunë pritet të nis me protesta të veteranëve për mospërfshirjen e tyre në Ligjin e Pagave të miratuar sot në seancën plenare të Kuvendit, e të votuar nga shumica parlamentare e pushtetit.

Komentatori politik Arben Ahmeti tha se sipas informacioneve që posedon orgnaizimi i tyre pritet të jetë mbi-partiak, transmeton Gazeta10.  

“Është e padrejtë me ju thanë veteranëve që keni me u manipulu kësaj radhe kundër qeverisë, përderisa Vetëvendosje ka mbështet shumë protesta të këtyre veteranëve që kanë dalë kundër ish-qeverive. Është keq, që vendi po shkon drejt një trazire sociale. Unë po them që s’është mirë me i nënçmu veteranët, e pretendu se s’dalin shumë. Besoj të shtunën do të ketë protestë, sipas disa burimeve që i kam. Ka një përpjekje prej disa protagonistëve që më shkruajtën, të ketë një organizim mbi partiak.”, tha Ahmeti në Politiko.

Një paralajmërim të tillë minuta më parë e bëri edhe Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së OVL-UÇK-së.

Ai tha se pritet të takohen me organet drejtuese dhe do të ndërmarrin masa lidhur me veprimet e mëtejme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.