Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Oficeri i FSK-së diplomon në Mbretërinë e Bashkuar

Gazeta10
01 August 2026 - 11:16

 

Major Krenar Lahu ka diplomuar me sukses në Kursin e Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit ushtarak profesional në botë.

Kursi zhvillohet në kuadër të Joint Services Command and Staff College dhe përgatit oficerët për detyra të nivelit të lartë komandues dhe të shtabit, duke u fokusuar në planifikimin operacional, udhëheqjen, strategjinë, vendimmarrjen dhe bashkëpunimin shumëkombësh.

Diplomimi i majorit Lahu përfaqëson një arritje të rëndësishme profesionale dhe dëshmon përkushtimin e FSK-së në zhvillimin e vazhdueshëm të kuadrit të saj përmes programeve ndërkombëtare të edukimit ushtarak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.