
Përkundër problemeve financiare, Barcelona po vazhdon të nënshkruajë me emra të rinj për të qenë sa më gati për sezonin e ri.
Pas Inigo Martinez, Ilkay Gundogan dhe Vitor Roque, Barcelona tashmë është afër të arrijë marrëveshje për transferimin e Oriol Romeus.
Romeu për momentin është pjesë e Gironas, klub të cilit iu bashkua gjatë vitit 2022 nga skuadra angleze e Southampton.
31-vjeçari edhe më herët ka qenë pjesë e LaLigas, ku u paraqit me fanelën e Valencias.
Fillimet e karrierës së tij, Romeu i filloi te akademia e Barcelonës, gjersa si futbollist profesionist u paraqit me skuadrën e Chelseat.
Mesfushori spanjoll gjatë sezonit të kaluar u paraqit në 36 ndeshje në të gjitha garat, kështu duke arritur të kontribuojë me 2 gola.