
Ka përfunduar pjesa e parë e sfidës mes Belgjikës dhe Iranit, pa gola.
Momenti më i diskutuar i pjesës së parë erdhi në minutën e 25-të, kur Mehdi Taremi dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të bukur të iranianëve nga goditja e dënimit. Ai shënoi nga goditja e dënimit ku mposhti portierin Thibaut Courtois, por festa e iranianëve zgjati pak, pasi sistemi VAR ndërhyri dhe anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Belgjika reagoi duke kërkuar avantazhin. Në minutën e 37-të, Romelu Lukaku provoi me kokë pas një krosimi të Leandro Trossard, por tentativa e tij përfundoi mbi traversë.
Në minutën e 44-t, Maxim De Cuyper iu afrua golit për belgët, por portieri Alireza Beiranvand u tregua vendimtar duke ndalur goditjen e tij.
Gjyqtari akordoi tetë minuta shtesë në fundin e pjesës së parë, e cila u mbyll pa fitues të përkohshëm dhe me gjithçka të hapur për 45 minutat e dyta.