
Mbrojtësi i mirënjohur, Kastriot Rapuca do të jetë pjesës e Vjosës për edicionin e ri.
Rapuca ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës nga qyteti i Shtimes, ku me përvojën e tij do ta ndihmojë ekipin drejt arritjes së objektivave.
Njoftimin për transferimin e Rapucës, Vjosa e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“𝐊𝐀𝐒𝐓𝐑𝐈𝐎𝐓 𝐑𝐀𝐏𝐔𝐂𝐀 – 𝐈 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐊𝐅 𝐕𝐉𝐎𝐒𝐀!
KF Vjosa me kënaqësi prezanton një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin 2026/2027. Mbrojtësi i krahut, Kastriot Rapuca, është zyrtarisht pjesë e familjes bardhekaltër!
Kastrioti vjen te KF Vjosa me një eksperiencë të pasur, të krijuar ndër vite në disa prej klubeve të rëndësishme të futbollit kosovar. Ai dallohet për ndërhyrjet e sakta, forcën fizike, qetësinë në lojë dhe disiplinën taktike, duke qenë një futbollist që sjell siguri dhe stabilitet në repartin defensiv.
Me karakter fitues, profesionalizëm të lartë dhe përkushtim maksimal, Kastrioti pritet të jetë një nga pikat e forta të skuadrës sonë në rrugëtimin drejt objektivave të sezonit të ri.
Besojmë se me fanellën e KF Vjosës do të japë maksimumin në çdo ndeshje dhe, me paraqitjet e tij në fushë, do të fitojë shpejt zemrat e tifozëve tanë.
Mirë se erdhe, Kastriot!
🤍 𝐊𝐅 𝐕𝐉𝐎𝐒𝐀 💙