
Pas zhvillimeve të fundit brenda Kuvendit të Kosovës dhe përjashtimit të veteranëve nga Ligji mbi Pagën Minimale deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se nuk është e çuditshme se përse veteranët përjashtohen nga Qeveria.
Musliu-Shoshi ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se ajo po lartëson Oliver Ivanoviqin dhe përkrah Milan Radojqiqin e po përjashton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Nuk është çudi që veteranët përjashtohen nga qeveria e Albinit, përkundrazi! Kur lartësohet Oliveri e përkrahet Milani përjashtohet UÇK, veteranët dhe çdo kategori që asocon me luftën çlirimtare”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.