Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Rrena i ka këmbët e shkurta”, deputeti Berisha del në ‘inspektim’, thotë se gënjeu Albin Kurti

Gazeta10
15 July 2023 - 8:30

Ditën kur ndodhi rrahja në Kuvend, kryeministri i vendit, Albin Kurti në mesnatë kishte shkuar për t’i parë punimet në rrugën Prishtinë- Podujevë.

Por, vetëm një ditë më pas, është deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ai i cili i ‘inspektoi’ këto punime dhe sipas tij, Albin Kurti gënjeu, ngase askush nuk ishte duke punuar në atë rrugë.

Postimi i plotë

“Rrena i ka këmbët e shkurta”, thotë populli.

Mjaft me gënjeshtra e mashtrime Kryeministër!

Mbrëmë pas seancës së turpshme, ku iu hakmore Veteranëve të Luftës së UÇK, (me dy ligje imorale), me veprim populist bëre një gënjeshtër të madhe.

Me shpurën tënde të mashtruesve, improvizuat një vizitë në lotin, ku po kryhen punime, në rrugën Bardhosh, Trudë, Lebanë, Besi, Kulinë, Lupq i Poshtëm, Shakovicë, Lluzhan, në Aksin Prishtinë- Podujevë, (duke i detyruar punëtoret e kompanisë punëkryese, të ndezin makineritë dhe të improvizojnë, sikur po punohet në tre turne).

Sonte e vizitova Podujevën, e në periudhën kur fillon turni i tretë, nga ora 22, deri 01h, pas mesnate, vizitova lotet ku po kryhen punimet. Për kureshtje ti bëra disa fotografi e video dëshmi. Nuk po u punuaka në turn të tretë, Kryeministër! E tani po e shoh se as në rrugën Klinë – Gjakovë, në lotin Rakovinë – Kodra e Becit, nuk po punohet, as në dy turne së paku.

Si mashtrues patologjik, po e dini se po hyjmë në vit elektoral, e tani po mundoheni ti rrisni investimet publike, që i keni penguar e ndaluar, për tre vite. Veprim tipik prej mashtruesi.
Jo, Kryeministër!

Nuk do të lejojmë ti mashtrosh qytetarët më! As edhe ata që ju i quani “analfabet funksional”, se ky popull i vuajtur për liri e mirëqenie, nuk meriton të mashtrohet.

Demaskimi i politikave tuaja mashtruese, që tani po rezultojnë edhe të konfirmuara me Radojçiqa e Simiça të Beogradit, është edhe një motiv shtesë, pse do të jem në Kuvendin e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.