
Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët në veri gjatë tensioneve Nemanja Vllaskoviq është liruar sot është liruar me dorëzani.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Lumnije Surdulli.
“Po, është e vërtetë. Ai është liruar dje me dorëzani”, ka thënë ajo.
Për arrestimin e tij kishte shkruar edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili kishte thënë për Vllaskoviq se do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve
Gjatë protestave të dhunshme në Veri janë sulmuar një numër i madh i punonjësve të mediave.