Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Katër raste të dhunës në familje të raportuara për 24 orë në Kosovë

Gazeta10
16 July 2023 - 11:41

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, dy raste të dhunës janë regjistruar në Suharekë, një në Drenas dhe një në Malishevë.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Gllogoc 15.07.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar te motra e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Suharekë 15.07.2023 – 10:17. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Suharekë 15.07.2023 – 10:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima ka shprehë dëshirë të kthehet te familja e saj në Shqipëri, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë 15.07.2023-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullte hetimore.

Mbrëmë rreth orës 21:00, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Antidrogës dhe Njësitë për Reagim të Shpejtë në Prishtinë, kanë realizuar një operacion për bastisje në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se në lokacion janë gjetur sasi të ndryshme të drogës, që kapin vlerën e 10 mijë eurove.

Komunikata e plotë:

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston pesë persona të dyshuar në rajonin e Prishtinës, sekuestrohet drogë në vlerë rreth 10 mijë euro dhe armë

Prishtinë, më 16 korrik 2023

Me datën 15.07.2023 rreth orës 21:00, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e anti drogës dhe Njësitë për reagim të shpejtë në Prishtinë kanë realizuar një plan taktik për zbatimin e urdhëresës për bastisje në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat si në vijim:

-Tek i dyshuari me iniciale (A. P;1978) në gjep i janë gjet (9) qese me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 5 gr. dhe (770) Euro, kurse ne veturen e tij BMË X6, janë gjet (435) euro para të gatshme.

– Në lokal/kafene në pjesën e banakut i janë gjetur edhe një (1) paketim me 99.2 gr. substancë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një armë/revole me një karikator dhe (7) fishek, në një dollap në banak janë gjet edhe 18 fishekë.

-Kontrolli ka vazhduar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar ku në njërën nga Garazhet është gjet: një qese me narkotikë të dyshuar si kokainë me peshë (5) gr. dhe në një dollap është gjet edhe një revole e modelit Zoraki me një fishek me gaz.

-Ne veturën pasat pronë e të dyshuarit me iniciale (F.B.) janë gjet (5) qese me substancë narkotike të dyshuara të llojit marihuanë me peshë 2.2 gr. dhe (4) qese me substancë të dyshuar kokainë me peshë 2.1 gr.

-Tek personi i dyshuar me iniciale (E. U.) janë gjet (3) qese me narkotikë të dyshuar e llojit marihuanë me peshe 3.5 gr

-Tek i dyshuari me iniciale (A.P; 1986) jenë gjetur dy qese me narkotikë e dyshuar e llojit kokainë me peshe4.1 gr.

-Tek i dyshuari me iniciale (L.K.) është gjet një qese me narkotikë e dyshuar e llojit KREK me peshë 0.5 gr.

-Në lidhje me rastin janë konfiskuar edhe tre (3) telefona celularë. Vlera e substancave narkotikeve të konfiskuar në shitje me pakicë arrin rreth dhjetë mijë Euro(10 000).

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i krimeve të rënda, ku me Aktvendim të tij dy persona të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre (3) të tjerët pas intervistimit dergohen në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.