
Dejona Mihali, zyrtare në Lëvizjen Vetëvendosje, vitin e kaluar me procedurë të përshpejtuar një mujore kishte marrë nënshtetësinë kosovare nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thuasje në trajtë të njëjtë me ambasadorin më kontroverz në historinë kosovare, Martin Berishaj, të përfshirë në skandalin e madh të shpërlarjes së parave dhe tregtimit me rrymë, i cili poashtu në trajta të kohëgjatësisë minimale kishte marrë nënshtetësinë kosovare.
Portali “Demokracia” ka risjellur vendimin e Presidentes së Kosovës se i Mihalit i ishte dhënë me procedurë njëmujore nënshtetësia kosovare, në çka nënteksti s’ka se si të mos thotë se është krejtësisht favor për Lëvizjen e kthyer në parti Vetëvendosje.

