Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

As këtë vit, Kosova s’do ta sigurojë bukën e motmotit

Gazeta10
16 July 2023 - 20:11

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

E si pasojë e reshjeve të shumta dhe pranverës së ftohtë, edhe profesorët universitarë të Bujqësisë nuk presin që korrje-shirjet e sivjetme të sjellin rendiment të mjaftueshëm për tregun e Kosovës. Ata thonë se në shumë zona ku ka filluar korrje-shirja, rezultatet s’janë të kënaqshme, derisa i kanë bërë thirrje institucioneve për realizim të subvencioneve.

Përkundër punës së palodhshme të bujqve, edhe këtë vit, vendi nuk pritët ta siguroj bukën e motmotit.

Kjo për shkak të pranverës së ftohtë të këtij viti dhe reshjeve të shumta të shiut.

Si pasojë e kësaj, profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci, pret që rreth 40 për qind rendimenti me grurë të jetë më i ulët këtë vit.

Tutje ai ka treguar se në cilat zona të vendit rezultatet e korrjes nuk janë të kënaqshme.

Rusinovci konsideron se importi i grurit është në nivele të larta dhe i pajustifikueshëm për shkak të mundësive që ofron klima e Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka ngritur një shqetësim tjetër.

Ai veçon edhe vonesat e realizimit të subvencioneve nga programi i pagesave direkte.

Lidhur me përgatitjet për korrje-shirje, për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sa pritet të plotësohen kërkesat e Kosovës këtë vit, nuk ka pranuar të kthej përgjigje edhe Ministria e Bujqësisë.  /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.