Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajçak shkruan për takimin me Kurtin, e cilëson si të dobishëm

Gazeta10
18 July 2023 - 10:39

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka shkruar për takimin me kryeministrin Albin Kurti në Kretë të Greqisë, në kuadër të Symi Sympozium.

 “Në Symi Sympozium të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Për këtë takim dje ka njoftuar edhe kryeministri Kurti, i cili tha se moti ishte më i nxehtë se diskutimi mes tyre.

“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajcak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, kishte shkruar Kurti dje. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.