
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, duke thënë se dialogu duhet të zhvillohet në Bruksel dhe Washington.
Kjo deklaratë e ish kryeministrit Hoti vjen një ditë pasi Kurti zhvilloi takim me të deleguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Greqi dhe një ditë para takimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me kryenegociatorin serb Petkoviq, nën ndermjetësimin e Lajçak.
‘’Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve, dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington’’, tha ai.
Tutje Hoti ka shtuar se ky dialog s’duhet të zhvillohet në skuta e hotele të plazheve. /Gazeta10/
Postimi i plotë: