
Një grua 66-vjeçare është lënduar me armë zjarri të premten pasdite në fshatin Greme të Ferizajt.
Sipas Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Shabi Hashani”, teksa gruaja ishte duke ecur.
Ajo ka pësuar lëndime të lehta në këmbë dhe më vonë ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Ferizajt.
Pas hetimeve fillestare, policia ka identifikuar personin e dyshuar, A.H., 23 vjeç, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka sekuestruar një pushkë gjahu me një fishek.
“I dyshuari A.H. është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku, në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin, është intervistuar nën dyshimin për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetim për procedura të mëtejshme”, thotë Policia