Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

E çuditshme: “Eksperti” i Prokurorisë kishte marrë autorizim nga një kolonel serb për të dorëzuar informacione në Hagë

Gazeta10
18 July 2023 - 13:41

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vazhdon dëshminë dëshmitari i 14-të Bëhet fjalë për britanikun, Francis Ladwidge i cili gjatë kohës së luftës kishte shërbyer për misionin e OSBE-së në Kosovë gjatë luftës.

Ai pretendon se ka marrë disa intervista nga serbët në vitin 1998, të cilëve u ishin zhdukur familjarët.

Megjithatë, për të realizuar këto informacione ai po del se ka marrë autorizim nga koloneli serb, Milan Petroviq, raporton Nacionale.

Këtë e ka thënë në seancë mbrojtja e Kadri Veselit.

“Kërkoj ndjesë, mbrojtja e Veselit desha të them se ka disa sygjerime nga deklarata e këtij dëshmitari. Në faqen 12 është autorizuar të mbledhë ifnromacione e t’i kalojë në Hagë. Ka marrë autorizim për ta bërë një gjë të tillë. Gjatë dy bisedave me kolonelin Milan Petroviq, më pyeti nëse kam autoritetin për të transferuar informacione në Hagë, unë përpara këtij takimi kam marrë autorizim për ta bërë këtë. Këtë ia thashë kolonelit. Disa prej infromacione të mbledhura janë mbledhur për këtë qëllim”, tha njëri nga avokatët e Veselit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.