
Fituesi i fundit i edicionit “BBVA” si dhe njëheri këngëtari, Luiz Ejlli së fundmi është shfaqur me reperin nga Kosova , Getoar Selimi i njohur si Gheto Geasy .
Ata të dy janë shfaqur në makinë së bashku, ku Luizi ishte ai i cili ka postuar një foto me mbishkrim “Nuk e merrni me mend se çfarë do bëhet” kjo ishte deklaratë e tij e cila ka nënkuptuar se ata të dy do vinë fuqishëm më një projekt muzikor.
Kujtojme se Luizi përgjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë ka shprehur admirimin e tij për reperin po ashtu dhe i ka kënduar hitet e tij herë pas here.
