
Presidenti rus Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në një samitin e vendeve të BRICS, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.
Lajmi u konfirmua këtë të mërkurë nga presidenca e Afrikës së Jugut.
“Me marrëveshje reciproke, Presidenti Vladimir Putin i Federatës Ruse nuk do të marrë pjesë në Samit, por Federata Ruse do të përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm, z. Sergey Lavrov”, tha qeveria e Afrikës së Jugut në një deklaratë .
Vendimi vjen në një kohë kur në mediat botërore shtruan pyetjen nëse Afrika e Jugut do të arrestonte apo jo Putinin pas urdhër-arrestit ndërkombëtar.
Në mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti kundër Putinit për transferimin e detyruar të fëmijëve në Rusi pas pushtimit të Ukrainës.
Urdhri e vendosi Afrikën e Jugut në një situatë të vështirë.
Si një nënshkrues i GJNP-së, Afrika e Jugut do të kishte qenë e detyruar të zbatonte urdhrin dhe të arrestonte Putin nëse ai do të vizitonte vendin për një samit të planifikuar të liderëve të vendeve të BRICS.
Të martën, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa paralajmëroi se vendi i tij nëse do të arrestonte Putinin, do të përballej me një shpallje të luftës nga Rusia.