
Tre persona janë raportuar të zhdukur të mërkurën në dy qytete të ndryshme të Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Prishtinë një grua ka njoftuar policinë se dy vajza të mitura janë zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Policia ka nisur hetimet për rastin.
Ndërkohë, një rast tjetër i zhdukjes është raportuar në Malishevë.
Një ankues kosovar ka njoftuar policinë se një anëtare femër e familjes së tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.