Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kusari dhe Rexha në Ambasadën amerikane, diskutojnë për sfidat e mediave dhe gazetarëve

Gazeta10
19 July 2023 - 17:48

Juristja e mediave Flutura Kusari dhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Xhemajl Rexha, kanë mbajtur një takim me stafin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u diskutua për sfidat me të cilat përballen mediat dhe gazetarët në Kosovë.

“Vlerësojmë angazhimin dhe mbështetjen e tyre për mediat e lira dhe të hapura në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-ve.

Kusari dhe Rexha, ishin mjaft të zëshëm në reagimet e tyre ndaj rastit të Klan Kosovës.

Ata kanë bërë vazhdimisht thirrje që Klan Kosova të mos sulmohet nga ana e qeverisë dhe të mos pengohet puna e mediumit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.