
Prokuroria e Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 26 persona për kryerje të veprave penale dhe ka paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 12 personave, raporton Gazeta10.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 28 aktakuza, kundër 34 personave për vepra të ndryshme penale.
Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit:
Prishtinë, 4 mars 2022 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar njëzetegjashtë (26) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetetë (28) aktakuza, kundër tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për kryerje të veprës penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan , me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person dhe janë ngritur tri( 3) aktakuza kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestarë është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor“, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale./Gazeta10