
Trajneri shumë i njohur kosovar, Gen Zeqiraj në “Vera10” teksa foli për pasionin e tij për fitnes ka treguar se si disa nga suplimente që përdorën për të ndryshuar trupin, mund të kenë ndikim negativ tek shëndeti i personit.
Madje, ai tregoi se dikur ka përdor edhe vetë një supliment, duke thënë se të gjithë thonë se nuk përdorin asgjë por që del të jetë ndryshe, shkruan Gazeta10.
“Varet çfarë suplimente përdorë, nëse përdor vitamina, proteina, kalcium, magnesium, multi-vitamin, omega3, vitamin C, jo. Amo nëse përdor steroid, këso çfarë kam përdor unë për një kohë, po bien flokët. S’e krejt po thonë s’kena marrë, po-po kena marrë. Ka një kohë të gjatë që unë jam clean, pastër, po ka kohë që e kam marrë. Shumë gjatë kalon deri pastrohet ajo dhe s’kisha preferu kurrë me marrë.”, tha ai.
Tutje, ai ka thënë se nëse një trup ndryshon brenda tre muajve, dihet se ka përdorur suplimente.
Ai ka thënë se tash e sa vite që ushtron këtë profesion, nuk ia ka preferuar përdorimin e këtyre suplimenteve askujt./Gazeta10