Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

​Kurti takoi deputetë të parlamentit grek, temë diskutimi zhvillimet e fundit në rajon

Gazeta10
19 July 2023 - 21:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar deputetë të Parlamentit të Greqisë, në kuadër të vizitës së tij në Kretë.

Ai ka thënë se kanë biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe zhvillimet e fundit në rajon.

“Diskutim i shkëlqyer me Dora Bakoyannis dhe George Papandreou, gjatë një drekë pune mes paneleve në Simpoziumin SYMI në Kretë. Shkëmbyem mendime për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovë dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në rajon, dhe ofertën e Kosovës për anëtarësim në KiE”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.