
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në emisionin PolitikOFF, ka thënë se gara në Hyperaktive në mes të deputetëve të PDK-së nuk do të jetë e ashpër pasi që të gjithë janë miq.
“Unë mendojë që gara në mes deputetëve të PDK-së nuk do të jetë e ashpër pasiqë të gjithë jemi miq, mirëpo në fund të fundit kjo është një garë”, tha ai.
Ai shton se për dallim nga kryetari i Prizrenit ai sheh konkurentë në këtë lojë, raporton Gazeta10.
Beqa gjithashtu ka folur edhe për objektin e Prishtina MALL, duke shtuar se ai shumë shpesh vjen me fëmijët këtu.
“Shpesh vijë me fëmijët këtu, ne kemi vizituar vende edhe jashtë Kosovës, por që me të vërtetë nuk kam parë një investim të këtij niveli, është edhe dizajni, edhe investimi dhe krejt objekti”, tha ai./Gazeta10