
Shenjat e regjistrimit të RKS në veturat në Mitrovicën e Veriut janë të mbuluara me shenja KM që kanë targa të Serbisë, raporton Kosovo-Online, transmeton Gazeta10.
Ngjitëse KM mund të shihen në shumë vetura në mbarë Mitrovicën e Veriut, të cilat kishin targa RKS.
Gjithashtu, në xhamin e përparmë të veturës është ngjitur edhe një poster, në të cilin targat RKS ishin të shënjuara me shenjën e kuqe “x” si të pasakta dhe targat KM, sipas sistemit serb, ishin të shënuara me jeshile.
Postera janë suvatuar në shumë ndërtesa në Mitrovicën Veriore dhe përmbajnë një citim për Kosovën nga poeti i njohur serb Matija Bećković, si dhe foton e tij./Gazeta10
