
Projektët e fundit muzikore nga artistët shqiptarë nga këngëtarja Gresa Behluli po konsiderohen të bezdisshme dhe që s’po dallojnë njëra nga tjetra.
Gresa në Vera10 tha se prurjet e reja muzikore nga këngëtarët janë të përsëritshme në ritëm.
“Këngët e reja që po dalin e po llogariten më moderne, mua po më duken shumë të njëjta, ritmi që po i identifikon. Ka shumë këngë të mira, por që po përsëriten. Po janë shumë të njëjta, për ata më shumë se një muaj s’po dëgjoj.”, u shpreh këngëtarja. /Gazeta10