
Gjilani ka pësuar humbje nga Progress Niederkorn dhe është eliminuar nga kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Skuadra nga Luksemburgu kaloi në epërsi në minutën e 65-të me anë të Mazure-Hanus.
Në çastet e fundit të ndeshjes, Niederkorni dyfishoi epërsinë me anë të Walid Jarmouni.
Kjo është hera e dytë radhazi që “Skifterat” eliminohen në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.