
Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.
Në një prononcim para gazetarëve, ai ka bërë të ditur se në këtë kërkesë janë trajtuar tri çështje që janë të rëndësishme sipas tij, raporton Klan Kosova.
“[1] Këshilli ekonomik social i cili asnjëherë nuk është konsultuar. [2] Diskrimimini i palëve të cenueshme dhe [3] Lidhjet me veteranët e UÇK-së, rast ky që është eklatant dhe që lidhjet me vlerat që kjo kategori përfaqëson”, ka thënë Tahiri
Tutje, ai ka thënë se pret që Gjykata Kushtetuese ta vlerësojë kërkesën e tij.
“I bëj pyetje Kurtit të na tregojë se kush e ka sot pagën 260 euro, ky ligj që është miratuar nuk ka asnjë impakt në terren. Është një mashtrim i radhës”, ka thënë tutje Tahiri.