Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Dafina Zeqiri e akuzon ish menaxherin e Baba Stars: Abuzues! Hajn!

Gazeta10
01 September 2022 - 15:22

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, dhe ish-menaxheri i “Baba Stars”, Drin Zatriqi, janë përplasur mes vete, pas reagimeve të këngëtares për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, raporton Gazeta10.

Gjithçka filloi pas një postimi të Zatriqit në Facebook, i cili i quajti hipokrita estradën, duke thënë se për një deklaratë të këngëtarit Butrint Imeri, s’kishin bërë zë.

“Veq ma hipokrita sidomos do të estradës e mediat që sot po qesin lot krokodilli e para 3 vjete gojën se kanë qel për një rast nëse ju kujtohet që vet kolega i tyne e ka tregu në emisionin PRIVE!”, ka shkruar Zatriqi.

Pas këtij postimi të tij, ka reaguar këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila i ka thënë Zatriqit që ta mbyll gojën, dhe e ka akuzuar se ka rrahur një grua.

Dafina ka thënë se Zatriqi e ka përcjellur edhe atë vetë dhe se e ka kërcënuar.

“Drin Zatriqi mbylle gojën tëndë të fëlliqur Ti je njeri ma zi se krejt qka i permende! Woman Beater! Abuzues! Hajn! Mos t’folim per sene tjera! Ti mu mki percjell mki krcnu e del knej han m***”, ka shkruar Dafina në Twitter.

Pas këtij postimi të Dafinës ka reaguar sërish  Zatriqi, i cili i ka kërkuar Dafinës që të tregojë se kënd e ka rrahur apo kujt i ka rënë shuplakë. Ai ka paralajmëruar edhe padi ndaj saj.

“Dafina Zeqiri ma paska qendise nje tweet.  As nuk pe kuptoj bile pse… sidoqofte. E sfidoj per kete akuze!  Mpaska thon “woman beater” . Une pe pys publikisht me na e tregu me emer e mbiemer emrin e vajzes qe ajo mpaska akuzu… Ose shihem n’gjyq 🙂hajde duffy , tell us!”, ka shkruar Zatriqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.