Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Serbia s’po na lejon të gërmojmë në territoret e tyre, ndërkombëtarët ta trajtojnë seriozisht

Gazeta10
21 July 2023 - 18:44

Kryetari Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, lidhur me çështjen e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovës, ka thënë se çështja qendron tek Serbia

Kryetari Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, lidhur me çështjen e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovës, ka thënë se çëshja qendron tek Serbia.

Hoti ka thënë se Serbia nuk po bashkëpunon në këtë aspekt.

“Serbia nuk po bashkëpunon, nuk po jep informacione, nuk po do të bashkëpunoj me neve”, ka thënë Hoti në “FIVE”, duke shtuar se nevojitet të formohet një komision që të ketë një ndikim tek Serbia.

Hoti nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka shtuar se Serbia nuk po i lejon të bëjnë gërmime në territoret e tyre.

Ai ka treguar se ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ketë një rol vendimmarrës në këtë çështje.

“Nuk do të ndalojmë së kërkuari nga bashkësia ndërkombëtare që t’a trajtojnë seriozisht”, ka shtuar tutje ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.