Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parandalohet kalim ilegal i kufirit në Bërnjak, konfiskohen pajisje elektronike

Gazeta10
20 June 2026 - 10:15

Mbrëmjen e së premtes në Bërnjak, është ndaluar një shtetas  i Serbisë, i cili dyshohet se ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin.

Policia bën me dije se i dyshuari po drejtonte një automjet me targa të Serbisë ku kishte ngarkuar pajisje elektronike.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili me automjetin me targa të Serbisë qe kishte të ngarkuara pajisje elektronike, të cilat kishte tentuar që ilegalisht t’i dërgonte nga Kosova për në Serbi, po ashtu ka tentuar edhe të kalojë ilegalisht kufirin Republika e Kosovës – Serbi”, njofton policia. Malli është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.