Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grevat në arsim, Lushtaku nga LDK thotë se qeveria duhet ta trajtojë seriozisht situatën

Gazeta10
01 September 2022 - 15:26

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushtaku, ka thënë se qeveria duhet ta trajtojë me seriozitet situatën e krijuar pas fillimit të grevave në Kosovë, raporton Gazeta10.

Lushtaku ka thënë se pagat për mësimdhënësit nuk janë ekzekutuar për herë të parë në historinë e arsimit në Kosovë.

“Për herë të parë në historinë e arsimit të Kosovës, pagat për mësimdhënësit nuk janë ekzekutuar. Kjo tregon për gatishmërinë e kësaj qeverie për t’i dënuar mësimdhënësit. Ky vendim është tërësisht joligjor. Nuk ka asnjë baze juridike që pagat të ndalen kolektivisht për punëtorët publikë, e ne veçanti për punëtorët e arsimit”, ka thënë ajo.

Tutje, Lushtaku ka thënë se duhet të bëhet menjëherë ekzekutimi i pagave në gjithë sistemin arsimor.

“Në emër të LDK-së i bëj thirrje qeverisë që ta merr me shumë seriozitet situatën, t’i thërrasë menjëherë të gjitha palët për t’i adresuar kërkesat dhe të gjejnë një zgjidhje që sot për mësimdhënësit dhe të zhbllokohen institucionet arsimore, fëmijët t’i kthehen nesër shkollës dhe të bëhet menjëherë ekzekutimi i pagave për mësuesit e mësimdhënësit e gjithë sistemit arsimor”, ka shtuar më tej Lushtaku.

Lushtaku ka thënë se janë kundër secilit dënim ndaj mësimdhënësve.

“Jemi kundër çdo mase që të dënohen mësimdhënësit. Qeveria e bën këtë në një krize ekonomike kur njerëzit kanë nevojë për pagë”, deklaroi në fund Lushaku. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.