Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pishina në Graçanicë mbushet me ujë të pijshëm, KRU “Prishtina” paralajmëron ndëshkime

Gazeta10
25 July 2023 - 11:14

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”,  me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se kanë hasur në një pishinë në Graçanicë ku punonjësit  e mirëmbajtjes e kanë mbushur atë me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit nga KRU ‘’Prishtina’’,  ata do të vazhdojnë me inspektime të tilla edhe në pishina të tjera, duke njoftuar se keqpërdoruesit do të ndëshkohen.

“Punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasë në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm. E neveritshme dhe më shumë se shqetësuese. Do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit. Ndëshkim maksimal”, ka njoftuar kompania.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.