Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Bledi zbulon sa paguhet Maestro: Zë vendin e dytë pas Luizit

Gazeta10
25 Korrik 2023 - 14:36

Gazetari  i njohur i Shqipwrisw, Blendi Mane, ishte i ftuar në ditën e sotme në  “Top Channel’’, ku tregoi për ish-banorët e Bigut sesa para fitojnë ata me rrjetet sociale konkretisht me postimet qe ata i bëjnë.

Sipas Bledit, fituesi i BBVA pra Luizi Ejlli, është ai që fiton më së shumti të holla i cili në muaj merr 100 mijë euro dhe shtoi se kërkon shuma të mëdha për një koncert.

Kurse i dyti që i pason listws është Armaldo Kllogjeri ku thotë se ai e mbyll muajin me 15-17 mijë euro.

“Maestro është goxha aktiv. Duke qenë një artist profesionist edhe një njeri që iu largua vendit të punës për shkak të kontratës dhe pritet të rikthehet, ka menaxhuar mirë situatën. Ndoshta duke qenë familjar, baba për herë të dytë, është më nevojtar për financa. Ka goxha ftesa. Ndryshe nga Luizi, ka çmime më të pranueshme. Sepse Luizin me mik mund ta ftosh në një koncert e merr 15-20-30 mijë euro. Maestron mund ta ftosh me 5-7 milionë lekë të vjetra. Pra me Maestron flet, komunikon, nuk ka barriera. Duke qenë një personazh kontrovers në kuptimin e karakterit, është personazh i dashur. Pastaj di të këndojë këngën popullore dhe klasike, është aktor. Është shumë planesh. Kështu që mbetet një personazh i dashur dhe muajin Maestro e mbyll me gati 15-17 mijë euro”, tha Bledi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.