Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Në cilën komunë po bëhen dasmat më të mira? – tregon Vjollca Buqaj

Gazeta10
25 July 2023 - 20:41

Në emisionin veror “Vera10”, këngëtarja e mirënjohur Vjollca Buqaj ka folur për sezonin e dasmave dhe punën e saj si këngëtare.

Ajo ka thënë se është përgjegjësi e madhe të këndosh në dasma dhe se mundohet që të jap maksimumin që dasmorët të jenë të kënaqur. Këngëtarja ka thënë se pushimet i bënë në qershor për shkak të angazhimeve dhe për të marrë energji para dasmave.

Këngëtarja e mirënjohur ka folur edhe për vendet ku bëhen dasmat më të mira, duke thënë se Gjilani vallëzon shumë mirë vallën, janë shumë qejfli. Ajo përmendi edhe Gostivarin, anën e Preshevës e Bujanocit. “Kanë shumë respekt ndaj këngëtarëve, nuk përzihen në reportuar”, tha Buqaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.