Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Gazetaret e Kanal10 “pushtojnë” studion e lajmeve, kanë disa fjalë për udhëheqësit e televizionit

Gazeta10
25 July 2023 - 22:03

Në emisionin “Vera10”, sot studion e lajmeve e “pushtuan” gazetarët e Kanal 10 të cilat bëjnë një punë të  palodhshme duke na informuar për të gjitha ngjarjet nga vendi.

Ani se njëra prej tyre është edhe moderatore e lajmeve qëndrore në Kanal 10, ato u sfiduan me një edicion ndryshe të lajmeve që jemi mësuar ti shohim, ato në këto lajme patën disa fjalë për  udhëheqësit e televizionit.

Fjolla po ashtu na informoj për disa lajme të reja rreth drejtorit të Kanal10 Arben Ahmeti e Fidan Ramën.

“Drejtori i Kanal 10  Arben Ahmeti ka vendosur të mos duket më si model, ai ka nostagji për peshën që kishte para se të bëhet milionerë. Lakmi spo i merr as ortakit të tij Fidan Rama i cili vazhdimisht po poston fotografi në fitnes por nuk e dimë nëse i njejti më shumë po poston apo po ushtron”, ka thënë Fjolla Xheladini.

Ndërsa Genta nuk harroj të na informoj edhe për gazetarin e emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku ku dha disa informacione për të.

“Zonja dhe zotëri kjo nuk është e tëra, mimikat e tij të cilat i ka specialitet  në Politiko, Kushtrim Sadikut më nuk po i pëlqejnë, tash ka vendos mi relaksu analistat, deputetë por edhe vetën politika i ka ardh te huna”, ka thënë Genta Gashi.

Por Sara Aliu kësaj here pati disa “kritika” për kryeredaktorin e lajme të Kanal10, Naim Sadikun.

“Kryeredeaktori i lajmeve Naim Sadiku i cili vjen nga Vushtrria ka vendosur të mos nxehet më në qaj para se ti filloj specialet, ani se i pëlqejnë llugat por më shumë po i pëlqejnë edhe pushimet të cilat kohët e fundit që ja ka zgjatë shumë vetës”, ka thënë Sara Aliu.

E gazetarja Nita Shala foli për kryeredaktorin e portalit Bashmir Xhema, duke kërkuar më shumë tema nga Ferizaj, vendlindja e saj.

“E kryeredaktori i portalit Bashmir Xhemaj, Ferizajin spo na lenë të qojm përpara e vallahi nuk e kemi në men as ne Prizren të shkojmë e të trajtojmë tema”, ka thënë Nita Shala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.