
Në emisionin “PolitikOFF”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, deputeti Armend Zemaj ka thënë se ka privilegjin që i përket edhe gjeneratës së vjetër edhe asaj të re.
Ai duke folur për kohën sa ka qenë ministër i shëndetësisë në kohën e pandemisë tha se ka lindur për t’u sfiduar.
Zemaj tha se ishte një presion i madh në aspektin personal kurse në aspektin zyrtar përvoja politike e ka ndihmuar shumë që të menaxhojë në mënyren e duhur.
Ai tha se ndihet mirë që ka pasur mundesi që të kontribuojë gjatë kohës së pandemisë.