
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 gusht 2026, rreth orës 14:32. I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar me mjet të mprehtë viktimën, po ashtu shtetas kosovar.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.