
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimalet mbeten kryesisht të larta (netë tropike).
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.