Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mehaj në Turqi, merr mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Gazeta10
26 July 2023 - 8:53

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Turqi e ku është takuar me homologun e tij Yaşar Güler.

Sipas njoftimit, ata kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë së Kosovës.

“Ministri Mehaj fillimisht ka uruar  z. Güler për detyrën e re si Ministër i Mbrojtjes, më pas ata kanë  diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer të deri tashëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.Ky bashkëpunim do të vazhdohet  në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë sonë. Partneriteti i ndërtuar me mirëbesim nga të dy palët është i fuqishëm dhe i dobishëm për të dy shtetet tona.”, thuhet në njoftim.

Më tutje, thuhet se Mehaj ka marrë mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Programin për Paqe dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Gjithashtu është diskutuar rreth mbështetjes së Republikës së Kosovës për anëtarësim në Programin për Paqe, për rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO, për misione të përbashkëta dhe marrëveshje tjera që do të hapin fusha të reja të bashkëpunimit. Marrëveshjet shtet me shtet që janë nënshkruar deri tani, kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme.”, thuhet në njoftim.

Forcimi i ushtrisë sonë për të mbrojtur vendin dhe për t’i shërbyer paqes, është synimi ynë kryesor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.