
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e ka dënuar djegien e Kuranit nga një grup personash të njohur si “Patriotët Danezë” jashtë Ambasadës së Irakut në Kopenhagë të Danimarkës.
Borrell e ka cilësuar këtë veprim si “ofendues, mosrespektues dhe provokim i qartë”.
“Shprehjet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës përkatëse nuk kanë vend në Bashkimin Evropian. Ne vazhdojmë të mbrojmë lirinë e fesë apo besimit dhe lirinë e shprehjes, jashtë dhe brenda; por jo çdo gjë që është e ligjshme është etike”, thuhet në deklaratën e Borrellit, të publikuar nga shërbimi për shtyp i Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).