
Ish-banori i formatit të fundit “BBVA”, Krist Dragot Aliaj, i cili ishte finalisti i dytë me radhë, pas përfundimit të Bigut i është kthyer angazhimeve , pothuajse si çdo ish-banor tjetër.
Ajo çka befasoi së fundmi tek Kristi ishte një koment i bërë nga ndjekësit, në rrjetin social Instagram.
“Do të bëj varrin po vajte opinionist në BBV3. Nuk do të gjenden as kockat”- është mesazhi që i’u është dërguar Kristit në rrjetet sociale, por siç duket ai e merr me të qeshura duke shkruar: Si t’ia bëjmë tani, opozita është e fortë.