Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Idrizi: Edhe qeveritë e kaluara u përballën me greva, Finlanda me konsensus e zgjidhi problemin

Gazeta10
01 September 2022 - 18:25

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se çështja e arsimit në Kosovë do të duhej të shpallej me interes nacional.

Idrizi në Info10 ka marrë shembullin e Finlandes duke iu referuar si shteti që u ka bërë zgjidhje mësimdhënësve përmes dialogut me ta qysh në vitin 1985, shkruan Gazeta10.

“Arsimi duhet të shpallet me interes nacional. Do të duhej të kishte konsensues mes të gjitha subjekteve politike pa dallim dhe sindikatave. Shembull në Finlad në vitin 1985 kanë marrë fund grevat pikërisht pasi ka pasur një konsensus e pajtueshmëri mes të gjtiha gruepeve të interesit. Përndryshe nëse vazhdohet me këto kundërthanje, atëhere këtu do të pësojnë nxënësit dhe shopqëria kosovare në përgjithësi”, tha Idrizi.

Reformat në arsim ai i ka parë si domosdoshme dhe se sipas tij edhe qeveritë e kaluara ishin përballur në të kaluarën me greva të ngjashme nga punëtorët e sektorit publik.

“Sindikalistët e kanë paralajmëruar shumë më herët grevën. Por, në këso situata duhet të ketë zgjidhje, duhet të ketë takim mes kryeministrtit dhe sindikatave. Greva ka pasur edhe në qeveritë tjera. Dhe në shumicën e rasteve kërkesat e tyre janë plotësuar. Ne bëjmë thirrje të arsyeshme se duhet të bëhet më shumë për punëtorët e arsimit. Pritjet e mia kanë qenë më të mëdha, do të duhej të bëhej reformë në arsim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.