
Drita sonte do të nis aventurën e saj evropiane në tokën çeke.
Skuadra gjilanase përballë do të ketë gjigantin çek, Viktoria Plzen, i cili mbrapa tij ka një histori të lavdishme në Evropë.
“Doosan Arena” do të jetë vendi mikpritës i kësaj ndeshje, me Dritën, e cila synon befasinë, duke marrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
Ndeshja zhvillohet sonte dhe fillon nga ora 19:00.
Takimi kthyes i kësaj përballje luhet pas një jave, më 3 gusht në “Fadil Vokrri”.