
Sot u zhvilluan ndeshjet e para të turit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndonëse u dominua gjatë pothuajse tërë ndeshjes, Drita tregoi paraqitje të mirë defanzive, kështu duke siguruar një barazim në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen në Çeki.
Çekët u munduan në çdo mënyrë për të arritur një gol, me Plzenin që kishte disa raste të mira shënimi, por Florjan Smakiqi ishte në krye të detyrës.
Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.
Ndeshja kthyese e kësaj përballje luhet të enjten më 3 gusht në “Fadil Vokrri”.