Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rreth 100 mijë vizitorë në ditë, “Prishtina Mall” me aktivitete të veçanta për diasporën

Gazeta10
27 July 2023 - 22:16

Në natën finale të garës në makina, në emisionin “PolitikOFF”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, në ambientet e qendres rajonale tregtare “Prishtina Mall”,  finalistët nga emisionet e kaluara do të përballën për çmimin e parë.

Vullnet Latifi, CEO i kësaj qendra tha se ka qenë një ide shumë e qëlluar organizimi i këtij emisioni.

Ai tutje tha se kjo qender në këto ditë ka pritur shumë vizitorë duke përfshirë edhe diasporën për të cilët tha se janë duke ofruar gjëra tradicionale duke përfshirë veshjet, ushqimet, muzikën, këngë dhe valle tradicionale etj.

Duke folur për shifrat e vizitorëve, Latifi tha se jemi të përgatitur për të pritur një numër të madh të vizitorëve, numri i të cilëve këto ditë po arrin rreth 100 mijë në ditë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.